Ministrja në detyrë e Dialogut, Edita Tahiri, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Marrëveshja e arritur dy vjet më parë, sipas Tahirit nuk po zbatohet, ngase Serbia pasi e ka studiuar mirë atë është bindur se Asociacionit nuk i lejohet të ketë kompetenca ekzekutive.
Ajo pranon se edhe Kosova ka obligim sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
“Serbia e bllokon çështjen e Asociacionit me faktin se ata pasi e kanë studiuar mirë duket se nuk e dëshirojnë sepse tash janë vetëdijesuar se marrëveshja për Asociacionin nuk jep kompetencat ekzekutive dhe nuk lejon qeverisje në Kosovë. Serbia nuk është e interesuar ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin. Ndër të tjera po shihet që Serbia është vetëdijesuar që marrëveshjet janë të drejta në favorin e Kosovë, sepse janë në pajtim me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, dhe tani pra nuk dëshiron t’i zbatojë”, sqaroi ajo.
Tahiri, në dy vjetorin e nënshkrimit të katër marrëveshjeve në Bruksel me Serbinë, tha se shteti fqinjë po e pengon zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Prej katër marrëveshjeve vetëm ajo për telekomin po gjen zbatim sipas ministres në detyrë. Ajo garanton se në fillim të vitit të ardhshëm Kosova do të ketë në përdorim kodin telefonik +383.
Tahiri për Ekonomia Online jep arsyet pse Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e arritur.
“Çështja e energjisë, duket që bllokimi është politik sepse kjo marrëveshje e konsolidon sovranitetin shtetërorë të Kosovës në fushën e transmisionit të energjisë dhe krejt strukturat paralele të Serbisë prej energjisë nga pjesa veriore e vendit”, tha ajo.
“Serbia e ka bllokuar edhe marrëveshjen për revitalizimit e urës së Ibrit. Revitalizmi ka përfunduar por ura nuk po hapet, kjo përsëri me bllokadat e Serbisë, dhe këtu edhe vet Bashkimi Evropianë nuk po mundet të ushtrojë një ndikim më të madh dhe më të vendosur që ura të hapet”, sqaroi Tahiri.
Sipas Tahirit, Bashkimi Evropian ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë përmes vendosjes të një kapitulli të ri në rrugën e integrimit.
Është kapitulli i 35 ku kërkohet nga Serbia zbatimi i gjitha marrëveshjeve si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?