Ronaldo zbulon emrat e lojtarëve që do të shkëlqejnë pasi ai dhe Messi do ta lënë futbollin

20:32 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Pasi Ronaldo e fitoi çmimin si lojtari më i mirë i UEFA-s, ai tregoi edhe emrat e lojtarëve që janë duke ardhur dhe pasi ai dhe Lionel Messi do të pensionohen, ata do ta thonë fjalën kryesore.

Dy lojtarët me më shumë çmime individuale në histori janë duke shkuar kah fundi i karrierës.

Dyshja që në vitet e fundit e kanë zaptuar ‘Topin e Artë’ edhe mund të kenë pasardhës sipas Ronaldos.

“[Marco] Asensio, Neymar, [Kylian] Mbappe, [Ousmane] Dembele, [Eden] Hazard, [Marcos] Rashford, janë disa emra të mirë në qarkullin”, ka thënë Ronaldo kur është pyetur për pasardhësit.

Ai nuk e ka anashkaluar për asnjë moment Asension i cili është ylli në ardhje i Real Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme