Adem Mikullovci, deputeti më i moshuar i legjislaturës së VI, për çka i takon kryesimi i seancës konstitutive të Kuvendit, ka thënë se nuk e ka ndërmend të thërrasë më vazhdim të seancës pa një marrëveshje paraprake.
“Nëse më thërret Sekretaria e Kuvendit e më thotë se PAN’i po kërkon seancë, sepse i ka votat për zgjedhjen e kryetarit, atëherë unë do ta thërras seancën, por pa asnjë marrëveshje, unë nuk do të thërras seancë”, ka thënë Mikullovci, derisa ka shtuar se po pret edhe një tjetër gjë.
“Po pres që të merren vesh edhe VV’ja e LDK’ja, e të shohim si të veprojmë”, ka thënë Mikullovci për KTV’në.
Deputeti i Vetëvendosjes ka pasur akuza të rënda për PAN’in.
“Loja e PAN’it është një lojë e ndytë. Të gjitha resurset shtetërore janë ndalë, është stopuar shteti e ata luajnë”, ka thënë Mikullovci.
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...