Google ADS

Japonia fillon stërvitjet ushtarake pranë malit Fuji

19:22 | 25 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Forcat mbrojtëse të Japonisë kanë filluar stërvitjen tre ditore në në Gotemba, Prefektura Shizuoka.

Ushtrimet që mbahen në atë pjesë të vendit që nga viti 1961, vijnë në kohën kur qeveria e Japonisë ka vendosur të zgjerojë rolin e ushtrisë dhe të rrisë buxhetin e saj mbrojtës, transmeton portali arbresh.info

Ato janë mbajtur afër malit Fuji, ndërsa në stërvitjet ushtarake kanë marrë pjesë rreth 2,400 ushtarë me rreth 80 tanke, automjete të blinduara dhe me 20 helikopter.

Pas kërcënimeve nga Koreja Veriore, Japoni planifikon të forcojë rolin e ushtrisë. Gjithashtu në vend kanë filluar edhe përgatitjet për civilët në rast të ndonjë sulmi bërthamor./arbresh.info/

Japan Military Drill

Japanese Ground Self-Defense Force soldiers rappel from UH-60 Black Hawk helicopters during an annual training session near Mount Fuji at Higashifuji training field in Gotemba, west of Tokyo, Japan August 24, 2017. REUTERS/Issei Kato

jap2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme