Google ADS

Dëshmitari: Nuk munda t’i identifikoj sulmuesit e Kuvendit

17:54 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Dëshmitari Skender Ymeri i cili natën e sulmit në Kuvendin e Kosovës ishte në punë si roje e Agjencionit Pyjor të Kosovës objekti i së cilit është afër vendit nga ku u sulmua Kuvendi, tregoi detaje për këtë sulm.

Ai tha se kishte dëgjuar një krismë dhe pastaj kishte dalë nga një shitore afër vendit të punës dhe pastaj kishte parë një motor me dy persona, duke mos qenë i sigurt nëse me këtë mjet ishin dy apo më shumë veta.

Dëshmitari tha se nuk i kujtohet asgjë lidhur me motorin, apo personat që i pa dhe nuk ka mundur as t’i identifikojë.

Dëshmitari bëri të ditur se pas dy ditësh kishte dhënë deklaratë, ndërsa nuk e kishte lexuar atë sepse nuk i kishte syzet me vete.

Ai tregoi se zyrtarët policorë nuk ia lexuan deklaratën, sepse sipas dëshmitarit ata po nguteshin ngase ishte koha e drekës.

Me dëshminë e Skender Ymerit përfundoi seanca e procesit ku katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për terrorizëm.

Në ditën e sotme ishte paraparë të dëshmonin edhe Egzon Metolli, Rufki Jashari e Korab Veseli, por pasi ata nuk u paraqitën në gjykatë, trupi gjykues vendosi të lëshojë urdhëresë për sjelljen e tyre me forcë.

Seanca e radhës u caktua më 22 shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme