Google ADS

Në Mekë do të vendosen çadra për të mbrojtur pelegrinët nga dielli

16:43 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Çadra të palodhshmme do të instalohen në oborret dhe nëpër katet e xhamisë së Madhe në Mekë vitin e ardhshëm.

Kjo gjë do të bëhet për të mbrojtur pelegrinët nga dielli dhe të nxehtit, njoftoi komandanti i forcave të sigurisë të Haxhit.

Çadrat do të mbulojnë një sipërfaqe prej 53×53 metra, duke i bërë ato më të mëdhatë në botë.

Komandanti i forcave të sigurisë në xhami, Major Gen. Mohammed Al-Ahmadi, tha se temperaturat janë relativisht të ulëta brenda xhamisë.

Kjo për shkak të ajrit të kondicionuar, por çadrat do të ofrojnë komoditet për pelegrinët në oborret dhe nëpër katet e xhamisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme