Parabeni gjendet si përbërës në shumë shampone, sapunë, pastrues, xhel flokësh, produkte tualeti të fytyrës, veçanërisht për gratë, detergjente, krem për rrezitje, etj
Ky lloj përbërësi ul kualitetin e spermatozoideve dhe ndryshon formën e tyre, si dhe madhësinë e tyre, duke i bërë abnormale, gjë e cila lidhet me mos pjellorinë, pohojnë shkencëtarët.
Parabeni ndryshon edhe ADN në spermë dhe kufizon shpejtësinë e spermatozoideve.
Kjo shkakton probleme në ngjizje. Paraben ka kudo rreth nesh, shkruan Daily Mail.
Ekspertët thonë se është vështirë të shmanget parabeni, por duhet përpjekur për uljen e ndikimit të tij në trupin tonë, duke përdorur prodhime, në të cilat shkruan se nuk përmbajnë paraben.
Në një studim të kryer është bërë analiza e urinës së 315 meshkujve, të cilët më parë kishin vizituar klinikën për pjellori.
Sasia e parabenit në këto mostra ka qenë dukshëm e lidhur me pjellorinë.
Lloji më i rrezikshëm i parabenit, butilparaben, është treguar jashtëzakonisht i dëmshëm për spermë dhe ndikon dukshëm në rënien e kualitetit të saj.
Parabeni përdoret edhe në kozmetikë, industrinë farmaceutike, pesticide, plastikë, lodra, etj.
Më të shpeshtët janë metilparaben, propilparaben dhe butilparaben.
Prodhuesit ndonjëherë kombinojnë parabenët për të forcuar ndikimin e tyre.
Vetëm disa prej tyre janë të ndaluar në BE, por janë të lejuar në pjesët tjera të botës.
Agjencia amerikane për ushqim dhe barna (FDA) lejon përdorimin e tyre.
Përveç ndikimit në pjellori, parabeni mund të shkaktojë probleme neurologjike dhe të imunitetit, paralajmërojnë ekspertët e Institutit nacional shëndetësor në SHBA.
Ata janë rrezik potencial në shkaktimin e kancerit të gjirit, konfirmon një studim i Universitetit Reding.
Parabeni, sipas një studimi tjetër shkencor, mund të shkaktojë çrregullimin e gjëndrës tiroide dhe të ndikojë në shkaktimin e kancerit të lidhur me hormonet.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...