Kur takoheni me një person të ri, mjaftojnë vetëm 7 sekonda (po pra, jo minuta – sekonda) për të vendosur nëse na pëlqen apo jo ai person.
Normalisht kjo funksionon për dy palët, dhe kjo vërtetë se ju fut nën presion nëse veç jeni person i cili përjeton ankth social apo keni turp.
Duke marrë parasysh këtë, Telegrafi më poshtë ju sjellë një këshillë praktike, e cila mund të ndikojë që t’i pëlqeni personit brenda pak momenteve:
Gjithçka qëndron te kontakti me sy
Kontakti me sy është shenjë universale e vetëbesimit, hapurish dhe sinqeritetit.
Më shumë se gjysma e të gjitha komunikimeve janë vizuale dhe jo verbale, prandaj duke e shikuar në sy një person bën që t’i pëlqeni.
Brengoseni se nuk mund ta mbani balancimin e duhur mes vetëbesimit dhe t’u dukurit i mërzitshëm? Atëherë 60 për qind të kohës shikojeni në sy dhe 40 për qind të kohës mbani sytë diku tjetër!
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...