Google ADS

Barcelona ka afat deri të dielën për të transferuar talentin Ousmane Dembele

11:36 | 25 Gusht 2017
Arbresh Info

Borussia Dortmundi ka insistuar se asnjë vendim nuk është marrë në transferimin e Ousmane Dembeles te Barcelona, duke mohuar raportet se një marrëveshje prej 150 milionë euro është arritur ndërmjet dy klubeve.

“Ne i kemi vendosur një afat të fundit Barcelonës dhe deri atëherë ose do të ndodhë diçka ose nuk do të ndodhë”, ka thënë një zëdhënës i Dortmundit, transmeton portali arbresh.info.

E përditshmja gjermane ‘Bild’ raportoi të enjten se Barcelona ka rënë dakord për transferimin e lojtarit duke ofruar një tarifë prej 150 milionë euro, përfshirë edhe bonsuet, për të nënshkruar me anësorin e talentuar 20-vjeçar që u suspendua nga klubi në Bundesliga.

Borussia Dortmundi mohon raportet se është arritur marrëveshje prej 150 milionë për transferimin e Dembeles te Barcelona
Borussia Dortmundi mohon raportet se është arritur marrëveshje prej 150 milionë për transferimin e Dembeles te Barcelona

Zyrtarët e Barcelonës janë takuar me klubin gjerman të enjten në Monaco gjatë shortit në UEFA Ligë të Kampionëve dhe gazeta katalunase ‘Mundo Deportivo’ konfirmoi që takimi “shkoi shumë mirë”.

Zyrtarët e Dortmundit i dhanë më pas jehonë këtyre raporteve duke konfirmuar se ekziston një “marrëveshje me kusht”.

Sidoqoftë, tani gjithçka mbetet në dorë të Barcelonës për të shfrytëzuar afatin kohor deri të dielën në mënyrë për të nënshkruar me lojtarin./arbresh.info/

Të ngjashme