Orges Shehi e lë futbollin pas Ligës së Evropës

10:47 | 25 Gusht 2017
Arbresh Info

Portieri i Skënderbeut, Orges Shehi, u shpreh i lumtur me kualifikimin në Europa League.

Gardiani legjendar shqiptar ka deklaruar se ai është i lumtur që u sigurua kualifikimi ndaj një skuadre kaq të madhe si Dinamo Zagrebi.

Ai thotë megjithatë se do ta lë karrierën pas kampanjës në Europa League, ashtu siç edhe ka premtuar.

“Eshtë kënaqësi e madhe kemi luajtur dhe para dy vjetësh në Europa League, por duke eliminuar skuadra kaq të forta na dha një emocion të jashtëzakonshëm. Sa më përket mua kam thënë që do e lë pas Europës dhe do e mbaj fjalën”, u shpreh Shehi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme