Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos beson që Cristiano Ronaldo meriton një kontratë të re.
Ronaldo thuhet se ka kërkuar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, një rritje të pagës pas suksesit të tij sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Deri tani, kërkesat janë refuzuar por Ronaldo tani ka një aleatë publik në lidhje me kërkesat e tij dhe ai është kapiteni i skuadrës.
“Ne e dimë që lojtarët më të mirë në botë duhet të paguhen më së shumti, por kjo nuk varet nga ne”, theksoi Ramos.
“Në Madrid ne jemi mësuar me thashethemet, por e shoh që Cristiano është i lumtur dhe lojtarët e tjerë janë me ne”, përfundoi spanjolli.
Ramos fitoi së fundmi çmimin Mbrojtësi i Sezonit 2016/17 në Ligë të Kampionëve nga UEFA./arbresh.info/
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...