Një gjykatë në Korenë Jugore ka dënuar miliarderin e Samsung-ut Lee Jae-yong me pesë vite burg për korrupsion.
Lee ishte akuzuar për ryshfet në skandalin që çoi në largimin e ish presidentes, transmeton portali arbresh.info
Ky rast ka rritur edhe më shumë zemërimin e publikut kundër kompanive më të mëdha të Koresë së Jugut, të njohura si chaebols.
Lee i cili kishte mohuar të gjitha akuzat përballej me dënim deri në 12 vjet.
I njohur gjithashtu si Jay Y Lee, kreu de facto i krijuesit më të madh të telefonave të mençur në botë ishte arrestuar që nga shkurti në një varg akuzash për korrupsion.
Këto përfshinin ryshfetin, përvetësimin dhe fshehjen e pasurive jashtë shtetit./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...