Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës.
“Ne jemi të zhgënjyer me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë,” thuhet në reagimin e ambasadave, raporton arbresh.info.
Ato besojnë se votimi i hapur do të dërgonte sinjal të fortë të përkushtimit të KGJK-së ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies. Ata theksojnë se brenga e tyre ka të bëjë me transparencën e procesit e jo me kandidatët veç e veç.
“Për fat të keq, shikuar procesin e përsëritur të përzgjedhjes për këto pozita nga këndi ynë, na ka bërë që sërish të vëmë në dyshim përkushtimin e sinqertë të KGJK-së ndaj këtyre parimeve,” duke e vënë në dyshim edhe arsyetimin e KGjK-së.
Më pas ka reaguar edhe Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe EULEX-i duke theksuar se shqetësimet e tyre kanë të bëjnë vetëm me procesin e përzgjedhjes, pavarësisht nga kandidatët e përzgjedhur.
“Një gjyqësor i pavarur, i hapur, përgjegjshëm dhe efikas, i lirë nga ndërhyrjet politike është ajo për të cilën njerëzit e Kosovës kanë nevojë dhe e presin nga udhëheqësit e tyre. Kjo është në interes të popullit të Kosovës dhe një parakusht kyç për përparimin e Kosovës në rrugën evropiane,” thuhet në reagimin e BE-së.
Më 9 gusht, anëtarët e KGjK-së votuan për herë të dytë për kryetar të Gjykatës së Apelit dhe për kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Konkurrentë për kryetar të Gjykatës së Apelit ishin këta gjyqtarë: Hasan Shala, Tonka Berishaj dhe Xhevdet Abazi. Gjyqtari Hasan Shala, arriti të marrë nëntë (9) vota, Tonka Berishaj dy (2) vota dhe Xhevdet Abazi asnjë vote, raporton arbresh.info.
Ndërsa, konkurrentë për kryetar të Gjykatës Supreme ishin këta gjyqtarë: Enver Peci, Valdete Daka, Nesrin Lushta dhe Erdogan Haxhibeqiri.
Gjyqtari Enver Peci arriti të marrë shtatë (7) vota, Valdete Daka, tre (3) vota, Erdogan Haxhibeqiri, një (1) votë dhe Nesrin Lushta asnjë votë.
Arbresh.info mëson se edhe pas këtij votimi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ende nuk i ka propozuar Presidentit të Republikës Hashim Thaqi për emërim të kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Pecin./arbresh.info/
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...