Raiola: Është koha që Lionel Messi të largohet nga Barcelona

08:54 | 25 Gusht 2017
Arbresh Info

Agjenti Mino Raiola beson se është koha e duhur që Lionel Messi të largohet nga Barcelona pas raporteve se është duke u kërkuar nga Manchester City.

Messi ka rënë dakord për të nënshkruar marrëveshje të re te Barcelona por kontrata vazhdon të mbetet e panënshkruar duke lënë në dyshime të ardhmen e tij, transmeton portali arbresh.info.

Mino Raiola, agjenti i yjeve si Paul Pogba, Romelu Lukaku, Marco Verratti, Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic
Mino Raiola, agjenti i yjeve si Paul Pogba, Romelu Lukaku, Marco Verratti, Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic

Raiola nuk përfaqëson Messin por holandezi i lindur në Itali, lista e klientëve të të cilit përfshinë yjet si Paul Pogba, Romelu Lukaku, Marco Verratti, Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic, beson se është koha e duhur për një sfidë të re.

“Një lojtar si Messi duhet të provojë një eksperiencë tjetër me një klub tjetër dhe të vërtetojë se sa i mrekullueshëm që është”, ka thënë Raiola për ‘Marca’.

“Barcelona duhet të ndryshojë plotësisht sërish”

Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Barcelona duke i ndihmuar gjigantit katalunas të fitoj 29 trofe, përfshirë tetë tituj në La Liga dhe katër kurora në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme