150 militantë nisin sulme të koordinuara, 12 të vrarë

09:04 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Të paktën shtatë kryengritës islamikë janë vrarë pasi nisën sulme të koordinuara në 24 postblloqe policore dhe një bazë ushtarake në Mianmar.

Pesë oficerë policia gjithashtu janë vrarë në sulmet në shtetin Rakhine të Mianmarit, transmeton portali arbresh.info

myanmar-army-1044286

Sulme të ngjashme kanë ndodhur në Rakhine që nga tetori, ku mbetën të vrarë nëntë policë, duke bërë që policia të kryejë një operacion të madh kundër-ofensiv.

Operacioni ushtarak pasues ka rezultuar në ikjen e 87,000 myslimanëve Rohingya në Bangladesh.

OKB akuzoi forcat e sigurimit të Mianmarit për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.

Mianmari ka rënë përsëri në kaos kur forcat e sigurisë filluan një operacion të ri të “pastrimit” me tensionet që shkallëzohen në vendbanimin e Rathetaungut, ku r budistë dhe myslimanët Rohingya jetojnë krah për krah./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme