4 zonat erogjene me të cilat duhet të luani më shpesh

01:56 | 25 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një lëvizje e lehtë mbi ije, një kafshim i pavullnetshëm i buzës së poshtme apo një përkëdhelje pas veshit, të gjitha këto veprime kanë një potencial shumë të fortë erotik gjatë momenteve intime dhe stimulojnë ndjeshëm dëshirën seksuale.

Në trupin e njeriut gjenden disa pika të caktuara, të quajtura ndryshe si zona erogjene, në të cilat ka enë gjaku, fije dhe mbaresa nervore që stimulojnë epshin. Nëse po mendoni fill për gjoksin, të pasmet, vaginën ose gojën, duhet të lexoni rreshtat e mëposhtëm dhe të zbuloni 4 zonat erogjene më pak të njohura që duhet të eksploroni gjatë seksit:

1.Zona mbi vaginë: Kjo zonë njihet ndryshe edhe me emrin ‘’mons pubis’’ dhe është shumë e ndjeshme gjatë aktit seksual pasi në të gjenden shumë mbaresa nervore dhe enë gjaku. Prekjet dhe puthjet e lehta në këtë zonë gjatë paralojës nxisin dëshirën seksuale tek dy partnerët.

2.Pika U: Në qoftë se deri më tani keni dëgjuar të flitet vetëm për pikën G,  ekspertët seksualë ju këshillojnë të njiheni edhe me të ashtquajturën pika U që gjendet në hapjen e uretrës, pikërisht mbi hapjen vaginale. Kjo zonë është shumë e ndjeshme nga pikëpamja erotike.

3.Pjesa e brendshme e kofshëve: Pjesa e brendshme e kofshëve është një ndër zonat më erogjene në trupin e femrës, e tejmbushur me fije nervore duke nisur nga rrëza e  e deri tek pjesa pas gjurit që stimulojnë prodhimin e hormonit të oksitocinës. Duke qenë se jemi ende në verë, mund t’i kërkoni partnerit t’ju masazhojë me një kub akulli në këtë pjesë të trupit.

4.Fillimi i qafës: Në përgjithësi shumë njerëz zgjedhin të kufizohen tek pjesa e pas qafës, duke lënë pas dore një zonë shumë erotike siç është fillimi i qafës që vijon më pas me kraharorin. Por, kjo zonë stimulon ndjeshëm epshin gjatë lojërave seksuale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme