Shkodran Mustafin e emocionon e bija, ja çfarë i shkruan për 1 mujorin e lindjes

01:00 | 25 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Futbollisti i famshëm shqiptar, Shkodran Mustafi, që na bëri të gjithëve krenarë me pjesëmarrjen e tij në kampionatin botëror duke luajtur për kombëtaren Gjermane, ka pak kohë që e provoi ndjenjën më të bukur në botë.

Ai është bërë baba dhe jeta e tij ka ndryshuar për 180 shkallë.

Profili i tij, dita ditës po mbushet me postime ku ai shfaqë të bijën, për të cilën ka filluar të ushqejë dashuri të madhe.

Ajo është aq e vogël, por aq e këndshme dhe në fotografitë e babait, duket si një engjëll.

“Familja në rend të parë. Një muaj ka kaluar dhe unë ende s’mund t’i bëj bashkë disa fjali për të treguar se sa shumë të dua o engjëlli im i vogël”, ka shkruar Mustafi, duke publikuar në Instagram edhe një fotografi me vogëlushen.

shkodran_1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme