Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Vetëvendosje bindshëm është subjekti më i madh në vend me 32 deputetë, ndërsa për dy partitë tjera ka thënë se ndajnë vendin e 2-të dhe 3-të, e kjo nuk duhet të diskutohet më.
Kurteshi ka thënë se PDK-ja, më saktësisht PAN-i po tallet me qytetarët dhe institucionet e vendit, e kjo sipas tij u pa në vazhdimin e seancave që nga 3 gushti, ku ata bindshëm nuk i kanë numrat.
“PAN-i shpërfaq mungesë të seriozitetit, e cila për 2 muaj e gjysmë çdo ditë thoshte se i ka numrat, e pas 2 muajsh, sot pranoi se kanë qenë hajgare me qytetarët e institucionet e vendit, sot treguan se nuk i kanë votat”, ka thënë Kurteshi në Interaktiv të KTV-së.
Kurteshi ka akuzuar Kadri Veselin, i cili sot në seancën e gjashtë, thoshte se “nuk e lëshon Kosovën, e më pas tha nënshkruaj për Kurtin nëse bëhet kryeministër”.
“Kosova iu takon qytetarëve të Kosovës, ata vendosin gjithçka, jo Veseli”, ka thënë ai.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele