Google ADS

ISIS apel ‘ujqve të vetmuar’: Sulmoni Italinë

22:37 | 24 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Sipas mediave italianë, militantët e Shtetit Islamik, kanë kërcënuar për herë të dytë brenda një muaji Italinë.

Në videon e postuar në faqen e tyre zyrtarë, në gjuhën arabe dhe italiane u bëhet thirrje ‘uqjve të vetmuar’, sikurse quhet militantët që kryejnë sulme të vetëm, që të sulmojnë Italinë, shkruan la stampa, transmeton portali arbresh.info

“Duhet t’i luftoni ata të pafetë”, është shkruar mesazhi në gjuhën italiane.

Pas sulmit vdekjeprurës në Barcelonë, Shteti Islamik ka kërcënuar Italinë me sulm terrorist.

Europa vazhdon të mbetet në nivel të lartë të sigurisë pas sulmit në Barcelonë, ku humbën jetën 14 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme