AC Milani ka shënuar rikthimin në garat evropiane pas tri vite mungesë me një eliminim tronditës që ia shkaktoi Shkëndijës.
Pavarësisht përpjekjeve dhe shanseve të shumta për të shënuar, Shkëndija nuk arriti të prek portën e skuadrës së Vincenzo Montellas edhe pse ky i fundit zgjodhi për të bërë eksperimente në formacion për takimin në Shkup, shkruan portali arbresh.info.
Pas shkatërrimit 6 me 0 në San Siro javën e kaluar, Milani i shkaktoi sërish një disfatë klubit shqiptar në ndeshjen kthyese të zhvilluar si nikoqir në Philipp II Arena.
Talenti i ri Patirck Cutrone realizoi golin e vetëm dhe të epërsisë në ndeshjen e dytë. Sulmuesi shënoi për 0 me 1 në minutën e 13′ pas një asistimit të bukur që erdhi nga mesfusha.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 0 me 7.
Ky është eliminimi i dytë radhazi në ndeshjet e “play off”-it në Evropa Ligë për Shkëndijën pas disfatës së pësuar gjithashtu me rezultat të thellë 6 me 1 ndaj skuadrës belge Gent sezonin e kaluar.
Paraqitja e fundit e Milanit në garat evropiane ishte sezoni 2013/14 në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...