Ambasada serbe në Shkup rifillon punën

21:33 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Ambasada e Serbisë në Maqedonia ka filluar me punë sot pasdite, pasi personeli diplomatik janë kthyer nga konsultimet në Beograd, njoftoi sekretari gjeneral i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Veljko Odalloviq.

“Të punësuarit dhe pajisjet janë në Ambasadën në Shkup dhe gjithë aktivitetet po zhvillohen normalisht, përfshirë edhe punët konsullore, të cilat janë të rëndësishme për shkak të numrit të madh të qytetarëve serb të cilët po kalojnë pushimet në Maqedoni ose janë në rrugë tranzite”, tha Odalloviq.
Të enjten në mbrëmje Serbia vendosi që ta tërheq të gjithë personelin diplomatik nga Maqedonia, së pari pa arsye, ndërsa më pas njoftuan se ka pasur sjellje sulmuese ndaj diplomatëve në ambasadë.

Si pasojë e kësaj pasuan disa takime mes përfaqësuesve politik të Maqedonisë dhe Serbisë, ku u vendos që çdo keqkuptim të zgjidhet me dialog./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme