Premtimi i Boris Johnson për të ndihmuar Libinë në frenimin e rrjedhjes së emigrantëve që përpiqen përmes Detit Mesdhe të kalojnë në Europë ‘nuk ngjan njerzor’, ka thënë një udhëheqës i ekipit të shpëtimit në Itali.
Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe ka premtuar se do të ndihmojë Tripolin me 9 milionë dollarë në mënyrë që të ‘zvogëlohet numri i emigrantëve të paligjshëm që nisen për të në Europë’, transmeton portali arbresh.info
Libia ka qenë në krizë që nga largimi i kolonelit Muammar Gaddaf në vitin 2011, i cili u largua nga vendi midis dy fraksioneve kundërshtare.
Megjithatëk, premtimi i Boris Johnson është përballur me një opozitë të hapur se do kjo lloj ndihme do të ndihmojë vetëm ata që largohen lufta dhe jo edhe refugjatët ekonomikë.
Sipas raporteve të OKB-së, emigrantët dhe refugjatët në Libi rrezikojnë të shiten si skllevër, të përdhunohen dhe të torturohen nga trafikantët.
Organizata për shpëtimin e emigrantëve në Itali ka reaguar ndaj premtimit të Johnson, duke thënë se ‘pretimi i tij do të bënte shumë pak për të ndaluar qindra mijra emigrantë që duan të hyjnë në BE’.
Në një intervistë për RT, drejtori Mauro Casinghini e krahasoi qasjen e Britanisë së Madhe me ‘përpjekjen për të kuruar një sëmundje të rëndë me paracetamol’.
Në vend që të bllokojë refugjatët brenda një zone të luftës, Casinghini tha se një zgjidhje më e mirë do të ishte të drejtonte fondet e ndihmës në kufirin jugor të Libisë për të mbështetur emigrantët që kalonin atje përmes Afrikës.
“Të bllokosh refugjatët në një vend krize nuk do të thotë që je treguar human”, tha ai.
Deri me tani rreth 915 mijë refugjatë janë shpëtuar nga mbytja në Detin Mesdhe./arbresh.info/
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente ...
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës merr pjesë në garat evrop...
Shqipëri/ Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokrat...
Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbro...
Suhareka do bëhet me stadium të ri, komuna ndanë 13 hektarë ...
10 vjet nga Procesi i Berlinit, diskutohen arritjet, mundësi...