Nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe urdhra marrin nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, por formimi i institucioneve të Kosovës ka mbetur në ‘dorë’ të tyre.Janë Lista Serbe, edhe sot e quan Republikën e Kosovës, Kososvë dhe Metohi.
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hotithotë se gatishmëria minoritetit serb për t’i shfrytëzuar të drejtat e tyre në mënyrë të jashtëzakonshme, tregon qartazi për ndikimin që duan ta luajnë në raport me politikën në Kosovë.
Kurse profesori i drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se Lista Serbe do të vazhdojnë kështuj deri në momentin kur situata do të margjinalizohet nga pala shqiptare për ta evituar rolin e tyre destruktiv.
Ndërsa, Hulumtuesi i Lartë në KDI, Artan Murati vlerëson se roli i Listës Serbe do të jetë evident sa herë që partitë politike shqiptare nuk do të bien dakord me njëra tjetrën.
Edhe në legjislaturën e kaluar Lista Serbe ka bojkotuar punën në Kuvend dhe Qeveri si pasojë e mos përmbushjes së marrëveshjes së Brukselit për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...