Itali: Zbulohen varreza të lashta romake pranë një stadiumi të futbollit

19:20 | 24 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Arkeologët kanë zbuluar dy vende me varreza të lashta të periudhës romake.

Ato ndodheshin pranë stadiumit Olimpik, ku edhe është shtëpia e dy rivaleve të futbollit Romës dhe Lazios. Aty janë gjetur sarkofagë të lashtë të kohës romake  dhe një bazë varrimi, transmeton portali arbresh.info

Zbulimi është bërë i njohur nga qendra e arkeologëve në Romë.

ita

Sarkofagët besohet të jenë vendvarrimet e dy fëmijëve të familjeve të pasura romake, kanë thënë autoritetet kulturore në Romë.

Gjetjet janë dërguar në laboratorë të mbikqyrjes dhe do të restaurohen. Rezultatet e studimit pritet të shfaqen gjatë muajve të ardhshëm.

Zbulime të tilla nuk janë të rralla në Romë. Një shenjë e diellit të karbonizuar u gjet gjatë gërmimeve të kryera në muajin korrik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme