Bazuar në ‘beINSPORTS’, Barcelona dhe Borussia Dortmundi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Ousmane Dembeles.
Marrëveshja thuhet se vlen 150 milionë (120 milionë tarifa dhe 30 milionë të tjera bonuse), transmeton portali arbresh.info. Në rast se raporti është i vërtetë, marrëveshja pritet të finalizohet brenda ditëve të ardhshme.
Barcelona shtroi ofertën e tyre të fundit në Monaco ku do të hidhet shorti në UEFA Ligë të Kampionëve.
Dembele është stërvitur i vetëm larg nga e gjithë skuadra që dy javë derisa vazhdon të përpiqet për të detyruar transferimin te Barcelona.
Në rast se finalizohet transferimi, Dembele do të jetë lojtari i katërt i transferuar te Barcelona këtë verë pas Semedos, Deulofeut dhe Paulinhos./arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të