Anësori i Real Sociedadit, Adnan Januzaj ka thënë se do t’ia dedikojë golin e tij të parë te klubi i ri ish trajnerit të Manchester United, Louis van Gaal, pas frustrimit të madh të shprehur ndaj tij.
Reprezentuesi kosovar i Belgjikës finalizoi transferimin te klubi në La Liga këtë verë pasi karriera e tij në Manchester United pësoi ngecje nën udhëheqjen e Van Gaalit dhe më pas Jose Mourinhos, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari depërtoi në skuadrën e parë të Manchester United gjatë kohës së David Moyes në Old Trafford duke i siguruar gjithashtu vetës një marrëveshje pesë vjeçare pas një edicioni të shkëlqyer. Megjithatë, shkarkimi i Moyes dhe emërimi i Van Gaalit në pozitën e trajnerit ngjalli probleme për anësorin dhe më pas ai përjetoi një kohë të tmerrshme si një i huazuar te Dortmundi gjatë kohës së holandezit në Old Trafford.
Januzaj pranoi se ishte “shumë i frustruar” për të luajtur nën udhëheqjen e Van Gaalit dhe me sarkazëm tha se do t’ia dedikojë golin e tij të parë te Sociedadi atij.
“Nëse shënoj gol do t’ia dedikoj Van Gaalit”, tha fillimisht Adnan Januzaj për ‘AS’.
“Nuk dua të flas për të [Van Gaalin] por të gjithë e dinë se sa shumë probleme kam pasur me të”
“Ne nuk kemi pasur raporte të mira. Nuk ishte lehtë, ishte shumë frustruese dhe vështirë kur je në një situatë të tillë si ajo”./arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...