Ajeti: Vota juaj për mua e mbi të gjitha për AKR-në është më e mira drejt suksesit

16:42 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Fitore Ajeti nga AKR është përzgjedhur si kandidate për asamble komunale në komunën e Prishtinës.

Ajo ka thënë se një gjë e tillë për të është nderë, përgjegjësi dhe privilegj dhe për këtë Fitorja ka këkruar përkrahjen nga të gjithë që t’i përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ajo ka shkruar se Aleanca Kosova e Re është parti liberale me një frymë ndryshe nga partitë tjera.

“AKR ka pasur fatin që në krye ka një njeri si Presidenti Pacolli, i cili ka lënë anash interesin e tij personal për të kontribuar për vendin dhe qytetarët. Në AKR pata fatin të njoftohem dhe të punojë me njerëz vullnet mirë dhe të drejtë, unë jam shumë me fat që jam pjesë e AKR-së”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se vota e qytetarëve për të e mbi të gjitha për AKR-në është më e mira drejt suksesit dhe fitores së qytetarëve të Prishtinës.

“Dëshira ime e madhe për ti hyrë kësaj gare ka qenë mbi të gjitha ambicie për drejtësi, moral, profesionalizëm e sinqeritet, parime këto që do të mundohem ti jap gjatë punës sime në asamblen e komunës së Prishtinës. Vota juaj për mua e mbi të gjitha për AKR-në është më e mira drejt suksesit dhe fitores së qytetareve te Prishtinës”, thekson ajo.

Kujtojmë se Fitore Ajeti ka qenë një gazetare më shumë përvojë në fushën e politikës si dhe njëherit zëdhënëse në partinë e AKR-së./arbresh.info

Postimi i plotë:

Te nderuar miq,familjarë dhe qytetarë

Së pari urojë që të jeni mirë me shëndet dhe ju dëshirojë që gjatë gjithë jetës te ju prijë e mbara!

Desha të ju informojë gjithashtu që jam përzgjedhur si kandidate për asamble komunale në komunën e Prishtinës nga rradhët e AKR-së.

Aleanca Kosova e Re është parti liberale me një frymë ndryshe nga partitë tjera. AKR ka pasur fatin që në krye ka një njeri si Presidenti Pacolli, i cili ka lënë anash interesin e tij personal per te kontribuar per vendin dhe qytetaret . Në AKR pata fatin të njoftohem dhe te punojë me njerëz vullnet mire dhe te drejtë, unë jam shumë me fat që jam pjesë e AKR-së.

Për mua është nderë, përgjegjësi dhe privilegj të kërkojë përkrahjen tuaj për mua dhe AKR-në.

Dëshira ime e madhe për ti hyrë kësaj gare ka qenë mbi të gjitha ambicie për drejtësi, moral, profesionalizëm e sinqeritet,parime këto qe do te mundohem ti jap gjatë punës sime në asamblenë e komunës së Prishtinës.

Vota juaj për mua e mbi të gjitha për AKR është më e mira drejt suksesit dhe fitores së qytetareve te Prishtinës.

Ju urojë gjitha te mirat!
Respekt :Fitore Ajeti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme