Google ADS

Çdo tre ditë, një mjek largohet nga Shqipëria

15:21 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Mjekët nuk ndalen së ikuri nga Shqipëria. Edhe këtë vit trendi i largimeve vashdon me ritmet e një viti më parë. Pranë Urdhrit të Mjekut deri më tani 125 mjekë kanë terhequr dokumentin që u nevojitet për tu rregjistrur në urdhrat profesionalë jashtë vendit çka e thenë ndryshë çdo tre ditë ditë një mjek vendos të largohet.

“Fatkeqësisht edhe këtë vit fenomeni i largimit të mjekëve po vashdon me të njëtin ritëm si një vit më parë. Ede këtë vit janë marrë dei më tani 125 çertikata të sjelljes së mirë, një dokument që kërkohet kudo për mjekët që shkojnë jashtë për të punuar. Vitin e kaluar ne e mbyllëm më 145 ndërsa sivjet jami tek 125 kërkesa, pra pak a shumë po vashdohet me të njëjtin ritëm” tha Presidenti i Urdhrit të Mjekut Prof.Dr. Fatmir Brahimaj për RTSH.

Shkaqet sipas Presidentit të Urdhërit të Mjekut mbeten kushte më të mira pune dhe vlerësimi si dhe siguri më të lartë mbrojtje nga legjislacionet e vendeve perendimore.

Por cilat janë kategoritë e mjekëve që po largohen ? “Aktualisht po ikin më shumë mjekë të përgjithshëm, më shumë mjekë të rinj. Por edhe ata relativisht pak specialist që ikin janë më të dhimbshëm sepse ata lënë një boshllëk që është më vështirë të plotësohet, sepse dihet që ne kemi nevoja për specialistë në të gjitha fushat”.

Gjermania mbetet vendi më i preferuara pasi edhe aksesi në shërbimin shëndetësor gjerman është më i lehtë, për shkak se ky vend i njeh të gjitha diplomat dhe kualikimet që kanë bërë mjekët në çfarëdo vendi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme