Google ADS

Hoti sulmon VV-në, tregon se a do t’i përgjigjen ftesës së tyre për bashkëpunim (VIDEO)

15:22 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se VV po kërkon bashkëpunim mirëpo nuk është e gatshme të bashkëpunoj ashtu siç kërkohet nga LDK-ja.

Hoti tha se VV ka dërguar 71 dosje në Prokurori për LDK-në duke thënë se anëtarët e LDK-së janë të njëjtit dhe se ajo duhet të tërhiqet nga ky veprim fillimisht, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, LDK nuk do të marrë pjesë më në seanca pa u qartësuar rruga për formim të institucioneve.

“Ata duan koalicion me LDK-në por nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë siç kërkojmë ne. Si mund të kërkojnë bashkëpunim ata me njerëz për të cilët kanë dorëzuar 71 dosje në prokurori. Ne jemi të njëjtit. Ata duhet të deklarojnë se ato veprime kanë qenë thjeshtë për të ardhur në pushtet”, është shprehur Hoti.

Pavarësisht kësaj, Hoti nuk ka thënë se i kanë vënë vijë të kuqe VV-së për bashkëpunim për formim të institucioneve duke deklaruar se vija të kuqe kanë vetëm sa i përket programit qeverisës.

“Tani ne do të mblidhemi në forumet e partisë për të parë se cila është rruga ligjore dhe kushtetuese për të formuar institucionet. Vijat tona të kuqe janë vetëm programi jonë qeverisës prej të cilit nuk heqim dorë. Qeveria jonë nuk do të udhëhiqet me PDK-në”, ka thënë Hoti./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1520132408051846/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme