Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur sot në Aeroportin e Gjakovës ushtrimin e përbashkët fushor të quajtur “Mascall“, në të cilin pos përfaqësuesve më të lartë të KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të sigurisë, mori pjesë edhe nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi.
Komuna e Gjakovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ky ushtrim është i projektuar sipas skenarit “Rrëzimi i aeroplanit komercial në Kosovë”, në të cilin ishte parashikuar të kishte edhe viktima dhe lëndime në masë të udhëtarëve dhe ekuipazhit, transmeton arbresh.info.
“Ushtrimi ishte i organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa pjesë e organizimit ishte edhe Komuna e Gjakovës me njësitë e saja si reagues të parë në incident (policia, zjarrfikësit dhe shërbimet medicinale). Ushtrimi u mbështet drejtpërdrejtë edhe nga Komanda e KFOR-it në Kosovë, si në aspektin organizativ ashtu edhe ate implementues”, thuhet në njoftim.
Sipas organizatorëve, mbajtja e këtij ushtrimi pati për qëllim testimin e kapaciteteve reaguese vendore dhe ndërkombëtare të incidenteve të këtij lloji në vend, si dhe verifikimin e zbatueshmërisë së dokumenteve bazë për Menaxhimin Emergjent në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...