Kreu i Social Demokratëve të Gjermanisë (SPD) premtoi se do të tërheqë armët bërthamore të SHBA-ve nga territori gjerman nëse mundë Angela Merkelin dhe bëhet kancelar.
Duke ju drejtuar një takimi të fushatës në Trier, kreu i SPD Martin Schulz gjithashtu tha se, ndryshe nga Merkel, do të kundërshtonte kërkesat e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për anëtarët e NATO-s për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes, transmeton portali arbresh.info
Schulz akuzoi presidentin amerikan Donald Trump për promovimin e një “cikli të armatimit”, duke shtuar se “konflikti në Korenë e Veriut tregon më shumë se kurrë më parë se sa urgjentisht është e nevojshme të kufizohet përhapja e armëve bërthamore dhe të nxitet çarmatimi”./arbresh.info/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës