Selimi: PDK-ja nuk po mund të flejë në opozitë

13:04 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se fakti që PDK-ja nuk po mund të flejë e qetë në opozitë është dëshmi se ata nuk e kanë vendin në Qeveri.

Selimi, në një postim në Facebook është shprehur se Kosova meriton më shumë sesa PAN-i dhe numrat e tyre, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin tij:

“ENOUGH IS ENOUGH”!

PDK-ja e PAN-it, ashtu siç ishte dikur e papërgjegjshme në pushtet, edhe sot si humbëse e zgjedhjeve po sillet me papërgjegjësi.

Sjellja e PDK-së sot ne Kuvend dëshmon edhe njëherë nevojen që kishte Kosova për ndryshimin e domosdoshem, e që ndodhi më 11 Qershor, ndyshim të cilin Klani PRONTO po mundohet ta zhbëjë. Paramendojeni sikur të ishin këta elementë ende në qeverisjen e vendit!

Sot edhe AN-i (AAK e NISMA) besoj se duhet ta kenë kuptuar se ku jane futur, nëse këtë nuk e kanë ditur më heret dhe nëse këtë nuk e kanë bërë me qëllimin e vetëm për “copë” pushtet.

Kosova meriton më mirë e më shumë sesa PAN-i dhe “numrat”e tyre.

Qytytarët e Kosovës, as nuk e meritojnë e as nuk e durojnë ta riciklojne PRONTO-n serish ne pushtet. Këtë duhet ta dijnë edhe AN-i, nëse duan të dallojnë nga ta.

Vetë fakti së PDK-ja nuk po mund të flejë e qetë në opozitë është dëshmi së ata nuk e kishin dhe nuk e kanë vendin në Qeveri.

Qytetarët e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre më 11 Qershor, duke e votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe kandidatin e saj për Kryeministër.

Subjekti fitues dhe kandidati më i votuar duhet ta udhëheqin Kosovën drejtë zhvillimit.

Kështu tha sovrani!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme