Krasniqi: Veseli me të drejtë ishte i shqetësuar sot

12:51 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë se Kadri Veseli i akuzoi ata se do t’i sjellin ditë të zeza Kosovës, ndërkohë që sipas tij, krimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës ndodhën nën udhëheqjen e tij.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se Veseli me të drejtë ishte i shqetësuar, pasi ai e dinë se ku do të përfundojë pas humbjes së pushtetit.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Na akuzoi që do t’i sjellim Kosovës ditë të zeza, ndërkohë që krimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës ndodhën nën udhëheqjen e tij.

Na akuzoi për terrorizëm, ndërkohë që e terrorizuan këtë vend duke e vjedhur e keqpërdorur.

Na akuzoi se do ta kthejmë Serbinë, ndërkohë që i ka rënë në gjunjë Listës Srpska.

Kadri Veseli me të drejtë ishte i shqetësuar sot. Ai e di ku do të përfundojë pas humbjes së pushtetit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme