Google ADS

Komuna e Mitrovicës subvencionon fermerët me makina mjelëse

12:22 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur fermerë me teknik mjelëse të qumështit, investim ky nga granti komunal dhe participim i fermerëve. Në ceremoninë e ndarjes së makinave mjelëse të qumështit për fermerët e komunës së Mitrovicës, ishte prezent edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, njofton Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi.

Kryetari Bahtiri u shpreh i sigurt që do vazhdohet edhe më tutje që ti kushtohet një angazhim i veçantë sektorit të bujqësisë.

“Ndihem i kënaqur që sot gjendem në mesin tuaj për të vazhduar procesin e mbështetjes me subvencione nga Buxheti Komunal, për ndarjen e makinave mjelëse të qumështit për  fermerë të komunës sonë, ku edhe në vazhdim se Komuna me Drejtorinë e Bujqësisë është fokusuar në mbështetje të të gjithë fermerëve në sektorët e bujqësisë, blegtori, vreshtari, pemëtari dhe bletari.

Komuna e Mitrovicës ka treguar se edhe përkundër sfidave, ka investuar në disa sektorë, që ngrisin kapacitetet e përgjithshme të fermerëve për punën e tyre. Të gjitha shumat e granteve të Komunës dhe donacionet nga donatorët, komuna është angazhuar që bashkërisht me ju, t’i ndajë ato në mënyrë proporcionale që këto fonde të jenë gjithëpërfshirëse“, tha Bahtiri.

Ai ka thënë se sektori i bujqësisë do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga komuna, ngritje të kualitetit e kredibilitetit të prodhimeve tona.

Ndërkohë drejtori komunal për Bujqësi ,Nasuf Aliu, në këtë ceremoni ka shpalosur projektet dhe subvencionet investuese për fermerët që janë realizuar nga komuna

“Shuma që është investuar për këtë  projekt është 7,380euro  ndërsa  participimi i fermerëve 20%”, shtoi Aliu.

Gjatë viteve 2014-2016 DBZHR ka subvencionuar 235 fermerë me makina mjelëse, ndërsa ne vitin 2016 ka subvencionuar 5 fermerë me pajisje për përpunimin  e qumështit me 5 laktofriza, 3 me 300 lit dhe 2 me 200 lit. Dhe 2 duplikator në vlerë te projektit 15,900 euro dhe subvencionimi i 40 fermerëve me makina mjelëse ne vlerë të projektit 7,210 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme