Kryebashkiaku i Firences ka kërkua falje pasi bërtiti “Allahu Ekber” si shaka në fund të një takimi me kryetarin e bashkisë së Venecias.
Dario Nardella ka thënë që nuk “ishte në qëllimin tim të ofendojë askënd” pasi komenti i tij provokoi zemërim online nëpër media, transmeton portali arbresh.info
Homologu i tij venecian Luigi Brugnaro ka thënë që çdokush që do të kapet duke bërtitur “Allahu Ekber” në qytet do të qëllohet, gjë të cilën Nardella e përsëriti për shaka.
Megjithatë jo të gjithëve iu duk ky moment qesharak, duke bërë zotëri Nardella që të kërkojë falje.
Njerëzit e kritikuan atë si të pandjeshëm dhe ofendues, marrë parasysh që ka ndodhur vetëm gjashtë ditë që kur 15 persona humbën jetën në sulmet terroriste në Spanjë./arbresh.info/
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...