Google ADS

Pacolli i quan spekulative lajmet se është i përfshirë në negociata

11:51 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli i ka quajtur spekulative dhe qëllim këqija lajmet që janë duke qarkulluar, ku pretendohet se ai ka kërkuar që të shtyhet seanca e Kuvendit, shkruan arbresh.info

“Duke marrë parasysh lajmet spekulative që po qarkullojnë këto ditë lidhur me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e qershorit, e shoh të rrugës të ju njoftoj që unë nuk jam i përfshirë në asnjë nga negociatat që po zhvillohen dhe as nuk kam kërkuar që të caktohen apo të shtyhen seancat e Kuvendit”, është shprehur ai.

Lexoni të plotë reagimin e tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Duke marrë parasysh lajmet spekulative që po qarkullojnë këto ditë lidhur me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e qershorit, e shoh të rrugës të ju njoftoj që unë nuk jam i përfshirë në asnjë nga negociatat që po zhvillohen dhe as nuk kam kërkuar që të caktohen apo të shtyhen seancat e kuvendit. Veçanërisht, nuk jam i përfshirë në kërkesën për shtyrje të seancës se sotme dhe që të caktohet për datën 7 shtator.

Të gjitha lajmet që po qarkullojnë janë të pavërteta dhe qëllim këqija. Unë si sekretar organizativ i AKR-së i bëj thirrje spektrit politik që të jenë të arsyeshëm dhe të gjejnë zgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kriza. RrP/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme