Deda: Konsultimet me partitë mund të qojnë në zgjedhje të reja (VIDEO)

11:23 | 24 Gusht 2017
M. A.

Deputeti nga Alternativa, Ilir Deda në një fjalim pas mbylljes së punimeve në Kuvend ka thënë se askush nuk e ka shumicën e votave dhe sipas tij duhet të organizohet ndonjë tryezë politike me të gjitha partitë, dhe kjo tryezë mund të qojë në zgjedhje të reja.

“Kuvendi po degradohet përtej asaj që kemi mundur të imagjinohet. Do të diskutojmë me Pacollin e Mustafën që ta fillojmë një seri të takimeve të të gjitha partive politike për ta ç’bllokuar situatën në vend.”

“Problemet politike nuk zgjidhen me mjete juridike, nëse Kuvendi është i ndarë 60-60 atëherë të gjithë duhet të ulen. Në këto dy muaj është krijuar një ambient i cili e pamundëson një komunikim normal politik në vend”, tha Deda./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme