Studimet më të reja tregojnë se ushqimi i shëndetshëm mund t’i zbutë simptomat e ankthit dhe depresionit.
Pos se shkakton anën e errët ndaj botës, depresioni shkakton edhe simptoma fizike si dhimbje të kokës, lodhje, pagjumësi dhe probleme me tretje. Shkencëtarët theksojnë se me ushqim të ekuilibruar dhe të rregullt në trup sjellim sasinë e nevojshme të përbërësve ushqyes që mund të përmirësojnë disponimin dhe të zhdukin depresionin.
Studimi i fundit që kishte bërë revista “BMC Medicine” ka vërtetuar se kur trupi është i shëndetshëm dhe i pushuar edhe mendja ndihet njësoj. Po ashtu ata theksojnë se te depresioni dhe te ankthet ndihmojnë edhe ushtrimet që nxitin sekretimin e serotoninës (hormon i lumturisë).
Studimet e deritanishme dëshmojnë se ushqimi që përfshin perime të ndryshme dhe një sasi të vogël me sheqerna dhe yndyrë të kafshëve ndihmon në zbutjen e simptomave të depresionit, lodhjes dhe anktheve.
Pos kësaj, organizmi ka nevojë për një sasi të mjaftueshme me fibra të patretura që gjenden nëpër bimë për të pasur ndikim pozitiv në tretje dhe florën e zorrës, prandaj duhet t’i përfshini në secilën shujtë.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...