Emigrantët më së shumti janë të mirëpritur në Islandë dhe Zelandën e Re, ndërsa më pak në Maqedoni, Mal të Zi, Hungari dhe Serbi, kështu tregojnë rezultatet nga anketa e zbatuar nga ‘Galup’, të cilën e transmenton gazeta e Britanisë ‘Independent’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazeta njofton se shumë shtete, mes të cilëve dhjetëra më së keqi janë radhitur, gjenden në ‘rutën ballkanike’ ku kalojnë emigrantët në rrugën nga Greqia drejt Gjermanisë.
Sipas anketës, Maqedonia në listë gjendet në vendet e fundit, edhe atë në vendin e 138.
Të anketuarve u është bërë pyetja-nëse është mirë apo më keq që emigrantët të jetojnë në vendin e tyre, të jenë fqinjët e tyre apo të martohen me ndonjë fqinjët e tyre. Shumë nga të anketuarit, gjegjësisht 54% janë përgjigjur se është mirë që emigrantët të jetojnë në vendin e tyre, ndërsa gjysma është përgjigjur se më mirë do të ishte të jenë fiqnj.
Gjithashtu, është pohuar se gjeneratat e reja dhe banorët të cilët jetojnë në mjedise urbane, më së shumti i pranojnë emigrantët.
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe