Pacolli e quan fushatë elektorale vazhdimin e seancës konstituive

11:09 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se akuzat e kundërakuzat në vazhdimin e seancës konstituive ndërmjet Albin Kurtit e Kadri Veselit janë vetëm fushatë elektorale.

Pacolli ka thënë se AKR do të vazhdoj të jetë pjesë e koalicionit LAA, shkruan arbresh.info.

“Seanca ishte një fushatë elektroale, nuk më pëlqeu fare, ishte një fushatë e pastër dhe pa asnjë respekt për institucionet dhe deputetet. AKR vazhdon të jetë pjesë e koalicionit LAA, por nuk ka të drejtë askush ta dhunoj dhe ta ndërpren shtet-ndërtimin e këtij shteti”, ka thënë Pacolli.

Ai ka shtuar se po të kishte pasur më shumë deputetë situata nuk do të ishte bllokuar./arbresh.info/

Të ngjashme