Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur një fjalim të gjatë sot në Kuvendin e Kosovës duke sulmuar ashpër ata që e kritikuan në seancat e mëparshme.
Veseli e ka fajësuar VV-në duke thënë se ajo e ka marrë në qafë Astrit Deharin dhe duke iu drejtuar VV-së se nuk ‘i shitet’ me PDK-në e sidomos me të, shkruan arbresh.info.
“E keni marrë në qafë Astrit Deharit derisa këtu i kanë ata që e kanë sulmuar. Me neve nuk iu shitet, me mua veçanërisht. Është mirë me qenë korrekt. Po flas për qytetarët e Republikës së Kosovës. Edhe unë një ditë kam luftuar, me ardh puna me ma qit flamurin prej xhepit, e unë çka jam, tradhtar a?”, ka pyetur Veseli.
Ai i është drejtuar Kurtit duke i thënë se në momentin që i ka 61 vota, ai vetë do ta pranoj këtë fakt duke thënë se Kurti mund të bëhet edhe kryeministër.
“Kur t’i bën Albin Kurti 61 vota në këtë Kuvend, unë jam kryetar i PAN-it, do t’ia nënshkruaj, le të bëhet edhe kryeministër se e ka vnuar krevatën”, ka thënë Veseli.
Veseli i ka thënë Kurtit se atë ditë kur do të hyp në pushtet, Kosova do t’ia sheh sherrin, pasi siç ka thënë, ai do ta sjell Serbinë në Kosovë./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor