Kurti kërkon sërish bashkëpunim me koalicionin LAA (VIDEO)

10:42 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka kërkuar sërish bashkëpunim me koalicionin LAA për të formuar Qeverinë.

Kurti tha gjatë vazhdimit të seancës konstituive se i vetmi takim pas zgjedhjeve të 11 qershorit mes VV dhe LAA për harmonizim është mbajtur më 6 korrik, shkruan arbresh.info.

Sipas Kurtit nuk është e drejtë që zvarritjes së PAN-it t’i përgjigjen me zvarritje të tyren.

“Që prej 11 qershorit ne jemi takuar vetëm njëherë më 6 korrik. Ekipet tona janë takuar vetëm dy herë, zvarritjes së PAN-it është e padrejtë t’i përgjigjemi me një zvarritje tonë. Të nderuar deputetë të koalicionit LAA, ne e shtrijmë dorën e bashkëpunimit për harmonizim dhe qëndrime të përbashkëtra”, është shrehur Kurti.

Ai ka shtuar se PAN është bërë irracional nga dështimi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme