E merr pasaportën, i bashkohet Kombëtares shqiptare (FOTO)

10:38 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Futbollisti i Metzit në Francë, Ivan Balliu, është një nga prurjet e reja të kombëtares shqiptare.

Trajneri Christian Panucci ka ndjekur mbrojtësin dhe e ka përfshirë në listë për ndeshjet e ardhshme.

Kjo ka bërë që FSHF të dërgojë emrin e Balliut në presidencë, për pajisje me pasaportë.

Presidenti Meta ka dekretuar dhënien e pasaportës shqiptare për Balliun, rritur në Spanjë te Barcelona. /sportekspres/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme