Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kërkuar sërish kohë për PAN-i në vazhdimin e seancës konstituive, duke pranuar se ky koalicion nuk i ka ende numrat për tu votuar kandidatin e saj për kryetar Kuvendi.
Hoxhaj tha se koalicioni PAN nuk i ka numrat mirëpo siç tha, askush tjetër nuk i ka po ashtu numrat, shkruan arbresh.info.
“Ne në këto javët e fundit por edhe sot nuk e kemi pasur shumicën mbi 61 deputetë që ta propozojmë kandidatin, ne kandidatin e kemi, por nuk e kemi shumicën por kur flas se çka është e drejtë dhe çka është e mundshme, e mundshmja po ashtu nuk është në anën e askujt. Prania e koalicionit tonë është konfirmuar me 61 deputët por askush tjetër nuk e ka shumicën tjetër prandaj ne mendojmë që na duhet edhe më shumë kohë që të mundshmen ta ofrojmë drejt asaj se çka është e drejtë. Neve na vyn kohë, edhe më tutje koordinim por jemi shumë të vendosur që Kuvendi të konstituohet”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka kërkuar më shumë se 10 ditë kohë e më pak se dy javë./arbresh.info/
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...