Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, edhe një herë është shprehur se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim.
“Nuk e votojmë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit të Kosovës,” është shprehur Gashi në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Sot, vazhdon seanca konstituive, por pavarësisht deklarimit për pjesëmarrje të gjithë deputetëve, nuk pritet të zgjidhet kryesia e Legjislaturës së Gjashtë.
Mësohet se edhe në këtë seancë do kërkohet shtyrja e votimit të kryesisë, por një ditë më parë kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka deklaruar se pas ditës së sotme nuk do të thërrasë një tjetër seancë konstituive duke e lënë të kuptohet se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./arbresh.info/
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...