Google ADS

Kadri Veseli mbledh deputetët, a do të marrin pjesë në seancë?

09:08 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga ora 08:30 kanë nisur një mbledhje në selinë qendrore, raporton arbresh.info.

Deputetë të tillë si Flora Brovina, Blerta Deliu-Kodra, Bekim Haxhiu-Kamishi e Andin Hoti janë parë duke hyrë në zyrat e PDK-së, sikurse edhe kreu i tyre, Kadri Veseli.

Një ditë më parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar se edhe të enjten mund të mos kemi kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë një burim i portalit “arbresh.info” deklaroi se PAN do të merrte pjesë në vazhdimin e seancës themeltare. Sipas të njëjtit burim, në seancë mund të kërkohet që të shtyhet data për votimin e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, apo konkretisht zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.

Pika e vetme e rendit të ditës së seancës  së sotme do të jetë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit/arbresh.info/

21081450_10210281776588426_734005378_o 21081477_10210281762228067_79320222_o 21081886_10210281760908034_1475167118_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme