Google ADS

12 të vdekur nga tajfuni në Kinë

08:13 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën ndërsa një është shpallur i zhdukur nga tajfuni më i fortë i vitit në Kinën jugore, raporton Xinhua.

Tajfuni  Hato zbarkoi në qytetin Zhuhai në Guandong në mesditën e së mërkurës, duke sjellë erëra deri në 160 kph, transmeton portali arbresh.info

_97502191_06575914-6682-4e96-97f2-f07cfa088ac1

Sinjali i paralajmërimit në Hong Kong është ngritur në 10, niveli më i lartë.

Kur tajfuni kaloi Macao, një mur u rrëzua nga erëra të forta, ku mbeti i vdekur një person. Një njeri tjetër ka humbur jetën pasi u rrëzua nga kati i 11-të i një ndërtesa dhe një i tretë që u godit nga një kamion.

_97502219_5ff2d55e-d39f-4063-be74-664b46306feb

Kishte edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Bëhet e ditur që janë lëshuar alarmet për rrëshqitje dheu, përmbytje dhe katastrofa të tjera gjeologjike./arbresh.info/

kine

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme