Federata e Futbollit të Zvicrës së bashku me Zyrën Federale Zvicerane të Sportit dhe sekretarin shtetëror për migracion kanë nisur projektin “Të bashkuar rreth futbollit”, shkruan “bluewin.ch”.
Xherdan Shaqiri flet me anë një të video mesazhi për kohën e luftës në Kosovës dhe fillimin e tij në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
“Ne mbështesim klubet e futbollit në kontributin e tyre të vlefshëm për integrimin e refugjatëve”, është mesazhi i federatës së Zvicrës.
Në një video-mesazh, Shaqiri flet si filloi të merret me futboll. Gjithashtu Shaqiri flet edhe për vendlindjen e tij, Kosovës, ku mbizotëronte lufta, derisa ai iku në vitin 1992 si fëmijë me prindërit e tij në Zvicër.
“Nuk do të harroj kurrë se kam lindur në Kosovë. Në një vend shumë të varfër, ku nuk ka shumë punë dhe shumë para”, thotë Shaqiri, duke shtuar: “Familja ime nuk kishte shumë. Shtëpia e xhaxhait tim ishte djegur. Shtëpia jonë jo, por ishte vjedhur gjithçka çka ka pasur”, shprehet 25-vjeçari.
Ai është i kënaqur që ka shkuar në Zvicër. “Jam shumë i kënaqur që jemi në Zvicër, në një vend të sigurt, ku ne mund të udhëheqim jetët tona në paqe”.
Shaqiri ka shtuar se është shumë i kënaqur që luan futboll dhe është gjëja më e mirë që mund t’i ketë ndodhur. Gjithashtu kujton kohën kur filloi të merret me futboll në moshën 8-vjeçare, ku nuk ka shumë presion dhe luaj lirshëm.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës