Babai i Lionel Messit ka folur me Manchester Cityn rreth transferimit sensacional të djalit të tij në Etihad.
Jorge Messi është takuar me drejtorin e Cityt, Txiki Begiristain, i cili ishte në Barcelonë deri në vitin 2012, për të diskutuar rreth të ardhmes së Lionel Messit, transmeton portali arbresh.info.
Burime brenda ‘SunSport’ kanë folur rreth mundësisë që 30-vjeçari t’i bashkohet gjigantit në Premierë Ligë.
Marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të këtij sezoni që do të thotë se ndonjë klub mund të nënshkruaj me fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë falas.
Barcelona vazhdon të ketë besim që Messi do të nënshkruaj kontratë të re kur klubi të sjell zëvendësuesin e Neymarit, i cili kaloi për 198 milionë funta te Paris Saint Germaini./arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...