Kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale, Hatim Baxhaku, ka thënë se pret fitore të LDK’së në këto zgjedhje.
Ai rivalin kryesor në garën për Prizrenin e sheh Mytaher Haskukën, kandidat i Vetëvendosjes për këtë qytet, derisa nuk pret që gara të vendoset në raundin e parë.
“Do të jetë garë e fortë, sepse kandidatët i vlerësojë shumë. Por besoj se avantazhet e LDK-së janë shumë më të mëdha karshi kandidatëve tjerë. I njoh kandidatët e partive, por me kandidatin e PDK-së kam një njohje nga larg”, ka thënë Baxhaku në KTV.
“LDK-ja do të ketë një fitore bindëse, Prizreni është problem të fitohet në raundin e parë. Fitorja në raundin e parë do të jetë e pamundshme”, ka shtuar ai.
“Gjasat i kemi të mëdha për të fituar sepse ky pushtet ka degraduar në të gjitha sferat në Prizren. Janë të pamohueshme keqqeverisjet, keqpërdorimet dhe zhvatjet, por nuk dua të flas për këto pasi nuk jemi në fushatë”, ka thënë veç të tjerash Baxhaku.
Pasi ka treguar procedurën e nominimit të tij për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja, ka folur për prioritetet e zhvillimit të komunës. Sipas tij kujdes të madh do t’i kushtojë zhvillimit të aktiviteteve kulturore. Në këtë kontekst ai ka përmendur përkrahjen e “Dokufestit”, “Zambakun e Prizrenit” dhe teatrin.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...